Zgjedhjet vendore/ Ironizon Bushati: Të shkëputet kordoni umbelikal mes bashkisë dhe kryeministrisë

Zgjedhjet vendore/ Ironizon Bushati: Të shkëputet kordoni…

Ish deputeti socialist Ervin Bushati ka komentuar ditën e sotme zgjedhjet vendore.

Gjatë një interviste për media, Bushati ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kandidimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës.

Bushati shprehet se posti i i kryebashkiakut, nuk duhet kaluar si një trampolinë për të kaluar në kryeministri, ndërsa ka theksuar se Partia Socialiste duhet të provojë njerëz të rinj në këto zgjedhje.

Bushati: “Nëse Rama ndjek zërin e arsyes për më të mirën e qytetarëve shqiptarë, do duhet të mendojë edhe më mirë për qytetarët. Që s’ka garë kjo dihet dhe e ka një mandat të sigurt. Do marrë 85% të popullatës, s’ka sfidë në këtë pikë. Duhen provuar edhe njerëz të rinj, edhe për kryeqytetin gjithashtu. Nuk duhet parë si trampolinë politike më bashkia, Bashkia është për të rregulluar jetën e qytetarëve, nuk duhet të politizohet kaq shumë. Duhet këputur ky kordoni umbelikal që lidhet mes bashkisë dhe zyrës së kryeministrisë. Jo kush është kryetar bashkie duhet të ketë ëndrra për t’u bërë kryeministër”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit