Zgjedhjet vendore të 2019-s janë kushtetuese/ Mërkuri: Vendimi mesazh i rëndësishëm për politikën!

Zgjedhjet vendore të 2019-s janë kushtetuese/ Mërkuri:…

Zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019 janë të ligjshme. Gjykata Kushtetuese i dha fund dilemës, teksa shpalli vendimin me anë të të cilit rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive, e cila kërkonte që zgjedhjet lokale të shpalleshin antikushtetuese. Lidhur me këtë ka areguar edhe lektori i të Drejtës Kushtetuese, Erind Mërkuri.

I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Mërkuri shprehet se vendimi përcolli një mesazh për politikën, ndërsa thekson se Kushtetuesja ka ndjekur logjikën e opinionit të Venecias.

Erind Mërkuri:

Politika duhet ta lexojë që nuk është e drejta që i përshtatet politikës, por është politika që duhet t’i përshtatet të drejtës. Mendoj që ka operuar me logjikën e opinionit të Venecias. Kjo lidhet me kërkesën e Shoqatës së Bashkuar, e cila nuk qe rruga e duhur. Ndikim ka pasur edhe Venecia dhe gjykata e ka marrë në konsideratë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit