Zgjedhjet/ Vonesa në disa qendra, probleme me pajisjet dhe mosparaqitje e komisionerëve

Zgjedhjet/ Vonesa në disa qendra, probleme me…

Votimi ka nisur zyrtarisht në orën 07:00 të ditës së sotme, por pothuajse në të gjitha qarqet janë hasur probleme me pajisjet e identifikimit elektronik. Deri më tani nuk ka nisur votimi në dhjetëra qendra votimit dhe shkak është bërë problematika në pajisjet e identifikimit.

Raportohet për problematika në Vlorë, Fier, Berat, Elbasan, Korçë, por edhe në Tiranë. Nëse pajisjet e identifikimit elektronik nuk do të nisin të punojnë, pritet që në disa qendra, votimi i qytetarëve të nisë në mënyrë manuale.  

Ndërkohë që në disa të tjera ka probleme me paraqitjen e komisionerëve, kryesisht të Partisë Demokratike. 

Mësohet se në Kavajë ende nuk ka nisur procesi i votimit. Shkak është bërë mosfunksionimi i aparateve të verifikimit elektronik të kartave të identitetit. KQZ nuk ka dërguar zarfet me kodet e funksionimit të tyre.

Në këto kushte KZAZ nr.42 është mbledhur dhe po diskuton mundësinë e vazhdimit të procesit në mënyrë manuale. Gjë që e ka në tagrin e saj e ndërkohë është njoftuar KQZ që të dërgojë zarfet në fjalë.

Në bashkinë e Fierit shkak për vonesën është bërë mungesa e komisionerëve të Partisë Demokratike. Në qendrën e votimit numër 302 nuk ka mbërritur ende sekretari.

Ndërkohë, në shumë qendra të votimit të Korçës, pajisja e identifikimit Biometrik ‘PEI’, ka shfaqur probleme në hapje të votimit.

Ditën e sotme kanë të drejtën të votojnë  3.650.550 shtetas shqiptarë, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00.

144 kandidatë të subjekteve politike synojnë të marrin drejtimin e bashkive të vendit, por do të jenë qytetarët ata që me votën e tyre do të zgjedhin përfaqësuesit e pushtetit vendor, si edhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit