Zgjedhorja/ Myslym Murrizi kundër marrëveshjes: Grupi Demokrat nuk voton 5 qershorin, as Ralf Gjoni

Zgjedhorja/ Myslym Murrizi kundër marrëveshjes: Grupi Demokrat…

Partia Socialiste firmosi pasditen e sotme një marrëveshje politike me opozitën parlamentare për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese.

Por Myslim Murrizi deklaroi se nuk ka hedhur firmë për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit, duke deklaruar se deputetët e Grupit Demokrat nuk do të japin votën për të:

Zoti Murrizi ka firmosur se është kundër pikës 1 të kësaj marrëveshje dhe grupi parlamentar demokrat nuk do të votojë marrëveshje jashtëinstitucionale. Nëse nuk e keni ua vë unë në dispozicion. Kjo është marrëveshja. Nëse mediat quajnë marrëveshje pa vendosur firma në të, është problemi juaj”.

Votën kundër e deklaroi edhe Ralf Gjoni.

Unë nuk votoj pro marrëveshjes së 5 qershorit, votoj hapjen e listave”.

Nga ana tjetër Nimet Musai dhe Edmond Stojku thanë se janë dakordësuar me të gjitha pikat e marrëveshjes politike me PS, duke thënë se më 23 korrik do arrihen 84 votat e nevojshme për 5 qershorin, ndërsa më 30 korrik do të votojnë listat e hapura duke e cilësuar një sukses plotësimin e kërkesës së tyre.

Nga ana tjetër, Rudina Hajdari në një prononcim për mediat tha se është shumë e kënaqur me arritjen e saj duke e konsideruar një hap të rëndësishëm demokratik.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit