Zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH hap tenderin

Zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH hap…

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se rruga Elbasan-Qafë Thanë do të zgjerohet. ARRSH ka hapur tenderin me fondin limit prej 25 milionë eurosh me TVSh, ose rreth 30 miliardë lekë.

Mësohet se çmimet janë vendosur duke u bazuar tek metodologjia zyrtare e përcaktimit të tyre, si dhe tek oferta e tregut.

Kjo rrugë është përfunduar para 2 dekadave dhe të vetmet investime kanë lidhje me mirëmbajtje, pa ndërhyrë në gjerësinë që nuk përballon fluksin e qarkullimit që ka.

ARRSH-ja thotë se zgjerimi i rrugës ul aksidentet dhe bllokimet e shpeshta të këtij aksi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit