Zgjerohet NATO, Hungaria i hap rrugë Suedisë

Zgjerohet NATO, Hungaria i hap rrugë Suedisë

Suedia është anëtari më i ri i organizatës NATO-s, e cila tashmë është e përbërë nga 32 shtete.

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar këtë të hënë (26/02/2024) me shumicë votash kërkesën e Suedisë për t’iu bashkuar organizatës ndërkombëtare të mbrojtes. Vendimi u miratua me shumicë votash duke marrë mbështetjen e 194 anëtarëve të parlamentit, dhe kundërshtimin e 6 prej tyre.

Shteti nordik ndodhej në negociata intensive për t’u bërë pjesë e organizatës prej më shumë se dy vitesh, dhe tashmë ja ka arritur qëllimit. Hungaria konsiderohej pengesa e fundit për futjen e Stokholmit në NATO, e cila u hoq duke i dhënë presidentit të Rusisë Vladimir Putin një goditje gjeopolitike.

Kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson ishte të premten në Budapest ku takoi homologun e tij hungarez Viktor Orban, me të cilin diskutuan për çështje të bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri. Nga takimi të dy palët ranë dakord për disa çështje, madje Hungaria do të blejë 4 avionëtë rinj luftarakë prodhim suedez Gripen.

Për lajmin ka reaguar kryeministri suedez Kristersson, i cili shkroi në X: “Sot është një ditë historike, Suedia është e gatshme të mbajë përgjegjësinë e saj për sigurinë euroatlantike”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit