Zgjidhet misteri mbi vdékjèn e aktores, ajo u mbýt duke shpëtuar djalin e saj

Zgjidhet misteri mbi vdékjèn e aktores, ajo…

Trupi i gjetur në liqenin Piru të Kalifornisë nga ekipet e kërkim-shpëtimit ditën e djeshme është ai i aktores amerikane, Naya Riviera, e cila u zhduk disa ditë më parë teksa djali i saj u gjet duke fjetur në varkë.

Sipas autoriteteve, 33-vjeçarja ka mbledhur të gjithë energjinë e saj të fundit për të shtyrë lart të birin në varkë, por jo mjaftueshëm sa për të shpëtuar dhe veten.

Naya nuk mbante jelek shpëtimi. Mendohet se pas mbytjes, trupi i saj ka ngecur mes bimësisë së liqenit, i cili e lëshoi më vonë dhe zhytësit e gjetën duke pluskuar në sipërfaqe.

Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë botën e showbiz-it të huaj, pasi Riviera ishte mjaft e njohur dhe e pëlqyer nga të gjithë. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit