Zgjidhet misteri! Zbulohet kush ishte nëna e Leonardo da Vinci-t

Zgjidhet misteri! Zbulohet kush ishte nëna e…

Leonardo da Vinci mund të jetë një nga njerëzit më të studiuar në histori, por megjithatë një detaj thelbësor për mjeshtrin e Rilindjes ka mbetur mister: kush ishte nëna e tij?

Një studim i fundit pretendon se i ka dhënë përgjigje pyetjes. Leonardo, piktori i “Mona Lizës” dhe një simbol i kulturës italiane, ishte gjysmë italian, pasi nën e tij pretendohet se ka qenë një skllave nga Kaukazi.

Pretendohet se emri i nënës së tij ka qenë Katerina dhe Leonardo lindi në 1452 nga një marrëdhënie jo e ligjshme me babain e Leonardos, një noter i ri fiorentin i quajtur Ser Piero da Vinci.

Hulumtimi u zbulua në një konferencë shtypi në Firence nga Carlo Vecce, një studiues i jetës dhe veprës së Leonardos, dëshmitë e të cilit do t’i shtojnë informacione të reja debatit të ashpër historik.

Por teoritë janë të shumta për nënën e tij.  Disa studiues thanë se nëna e Leonardos ishte një fshatare, të tjerët një jetime dhe disa një skllav me origjinë nga Lindja e Mesme ose Afrika e Veriut. Tani Vecce, një nga grupi i vogël i ekspertëve të Leonardos, thotë se provat tregojnë se ajo ishte një skllave çerkeze e marrë nga rajoni i Kaukazit të Veriut që sot është pjesë e Rusisë jugore, pranë bregut të Detit të Zi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit