Zgjidhet situata për emigrantët që u bllokuan disa orë në Kakavijë, ja ku do të izolohen

Zgjidhet situata për emigrantët që u bllokuan…

Situata për 28 emigrantët që u bllokuan në Kakavijë pasditen e djeshme është zgjidhur. Pasi qëndruan disa orë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë derisa të bëheshin procedurat, u vendos se ku do të izoloheshin.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se 24 emigrantë janë vetëkarantinuar në banesat e tyre pasi qëndronin në vende të prekura me kòronavirus. Ndërsa pjesa pjesa tjetër është akomoduar në një hotel në qytetin e Durrësit pasi banonin në zona të gjelbra.

Nuk është hera e parë që emigrantët qëndrojnë për orë me radhë duke pritur pë zgjidhje, ndërkohë që më i fundit u regjistrua para pak javësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit