Zgjohen vonë në mëngjes| “Vëllai i Madh” dënon banorët, u lejohen vetëm 5 cigare në ditë

Zgjohen vonë në mëngjes| “Vëllai i Madh”…

Jo më shumë se 5 cigare në ditë për secilin nga banorët e Big Brother Vip. Ky është vendimi i papritur që hyri në shtëpi nëpërmjet një zarfi të zi. Banorët për të disatën herë kanë shkelur rregullat e formatit sa i përket zgjimit.

Ky vendim i ka shqetësuar tepër banorët teksa shumica prej tyre janë duhanpirës aktiv. Shumica prej tyre zgjohen pas orës 12:00 të drekës apo edhe pas orës 13:00. Kjo ka bërë që produksioni të dënojë sërish banorët për mosbindjen e rregullave.

Audienca e këtij formati ka arritur majat aq sa edhe finalja e parashikuar në mes të janarit u shty me të paktën 1 muaj. Mbetet për tu parë nëse ky dënim do të jetë mënyra e duhur për të ndërgjegjësuar banorët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit