Zgjohet Policia e Shtetit/ Pas aksidenteve tragjike, nis gjobitjen e shoferëve

Zgjohet Policia e Shtetit/ Pas aksidenteve tragjike,…

Nëntë të vdekur dhe 18 të plagosur është bilanci i rënduar i vdekjeve në vendin tonë gjatë javës së kaluar, të shkaktuar nga vrasje apo aksidente.

U deshën disa aksidente dhe disa humbje jete që policia jonë të ndërmerte masa të rrepta për drejtuesit të cilët ecin mbi normën e lejuar.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë shtuar kontrollet në rrugët urbane dhe interurbane kryesore, me risk për aksidente rrugore, për shkak të mosrregullimit të shpejtësisë, kryesisht në qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve”, ka njoftuar policia.

Nga kontrollet me patrulla dhe mjete civile, të alternuara me shërbime të tjera të uniformuara, gjatë ditëve të fundit janë konstatuar dhe proceduar 70 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe për gara shpejtësie.

Jo vetëm kaq por shumë të rinj dhe jo vetëm ekspozojnë shpëjtësinë si një garë në rrjetet sociale. Për këtë nën vëzhgim janë vënë edhe rrejet sociale të të rinjve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit