Zhaklin Lekatari: Edukimi seksual te fëmijët duhet të nisë që 4 vjeç

Zhaklin Lekatari: Edukimi seksual te fëmijët duhet…

Kur duhet të nisë edukimi seksual te fëmijët? Kjo është një temë që gjithmonë nxit debate dhe diskutime të shumta. Qëndrimet janë nga më të ndryshmet.

Gazetarja e njohur Zhaklin Lekatari thotë se edukimi seksual te fëmijët duhet të nisë që kur ata janë 4 vjeç dhe se ata e kanë të domosdoshme të informohen për këtë gjë.

Përsa i përket moshës se kur duhet të kryejë marrëdhënie seksuale, Lekatari thotë ky është një vendim personal dhe që e vendos vetë individi.

E rëndësishme sipas saj është që t’i japim mjetet e duhura fëmijëve tanë, në mënyrë që ata të bëjën zgjedhjet e duhura, të kuptojnë që trupi i tyre iu përket vetëm atyre.

Marrëdhëniet seksuale janë një vendim shumë personal dhe nuk mund të vendosësh dot një etapë se kur është mosha e duhur ose jo.

“Fëmijët e kanë të domosdoshëm që të informohen për edukimin seksual. E rëndësishme është që t’i japim mjetet e duhura fëmijëve tanë, në mënyrë që ata të dinë të bëjnë zgjedhjet e duhura, të kuptojnë që trupi i tyre i përket vetë atyre.

Që në moshën 4-vjeçare duhet të nisë edukimi seksual. Marrëdhëniet seksuale janë një vendim shumë personal. Nuk jam për vendosjen e disa etapave, është mirë në këtë moshë apo keq në këtë moshë”, tha Lekatari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit