Zhduket 32-vjeçari nga Fieri, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket 32-vjeçari nga Fieri, familja kërkon ndihmë…

Një 32-vjeçar nga Fieri ka humbur kontaktet me familjen prej 3 ditësh. Bëhet fjalë për Muhamet Caushajn, i cili është parë për herë të fundit në Cakran, duke lëvizur me motor.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë tonë nga një e afërme e tij, në momentin e fundit kur është parë, Muhameti kishte veshur një bluzë të kuqe.

Familjarët bëjnë me dije se kanë denoncuar rastin në policinë e Ballshit, ndërsa kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e tij. Sipas të afërmes, 32-vjeçari ka pasur edhe më parë një rast të ngjashëm largimi nga banesa, ndërsa vuan nga stresi dhe depresioni.

Kushdo që e ka parë Muhametin ose ka informacion për vendndodhjen e tij, lutet të kontaktojë familjarët në numrin +355 69 467 6926.

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për familjen e tij, ndaj jeni të lutur ta shpërndani këtë njoftim te sa më shumë persona.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit