Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familjarët e Saxhide Dishës, e cila ka humbur në zonën e Rrogozhinës.
Sipas familjes, 66-vjeçarja është parë për herë të fundit dje, rreth orës 11:00 të paradites, në fshatin Lekaj të Rrogozhinës.
Kanë kaluar afro 32 orë nga momenti i fundit kur ajo është parë dhe familjarët ende nuk kanë mundur të mësojnë asgjë për vendndodhjen e saj.
Familja bën me dije se ka bërë denoncimin në polici dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj.
Kushdo që e ka parë 66-vjeçaren ose ka informacion për vendndodhjen e saj, lutet të kontaktojë familjarët në numrin +355 68 901 0002.