Një nënë i është drejtuar me urgjencë redaksisë së JOQ Albania, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e djalit të saj 9-vjeçar, i cili është zhdukur prej disa orësh në Tiranë.
Sipas nënës, ai ka dalë rreth orës 15:00 për të luajtur me shokët në zonën e 21 Dhjetorit dhe që prej asaj kohe nuk është kthyer më në shtëpi. Ajo ka bërë edhe kallëzim në Komisariatin Nr. 2 të Policisë.
Në momentin kur është larguar, 9-vjeçari ka qenë i veshur me një kostum sportiv të zi, si në foton që familja ka dërguar në redaksi.
Nëna e tij u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse e kanë parë ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të njoftojnë Policinë e Shtetit.
JOQ Albania u bën thirrje të gjithë qytetarëve ta shpërndajnë këtë njoftim, me shpresën që 9-vjeçari të gjendet sa më shpejt dhe të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes.