Zhduket i moshuari në Tiranë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket i moshuari në Tiranë, familja kërkon…

Një i moshuar është raportuar i humbur në Tiranë dhe familjarët janë në ankth për fatin e tij. Djali i 72-vjeçarit ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e babait të tij, Halim Shimo, i cili ka humbur që prej ditës së djeshme.

Sipas të birit, Halim Shimo është parë për herë të fundit në zonën e 5 Majit në kryeqytet dhe prej atëherë nuk ka më asnjë gjurmë të tij. Rasti është raportuar edhe në polici, por deri në këto momente nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e të moshuarit.

Familjarët bëjnë me dije se 72-vjeçari kishte probleme me shikimin dhe për të lëvizur përdorte një tricikël, çka rrit edhe më shumë shqetësimin për sigurinë e tij.

Kushdo që mund të ketë informacion ose e ka parë Halim Shimon, lutet të kontaktojë menjëherë në numrin e telefonit: +355 68 632 4800.

Çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit