''Zhduket krimi i Teatrit me krimin mjedisor”, denoncimi: Ja ku po hidhen inertet dhe kush po ia bën qokën Veliajt

”Zhduket krimi i Teatrit me krimin mjedisor”,…

Partia Demokratike përmes zëdhënëses së saj, Ina Zhupër ka denoncuar me video krimin që sipas saj po bëhet me hedhjen e inerteve të dala nga godina e shembur e Teatrit Kombëtar.

Zhupa shkruan se ato po hidhen nga kryebashkiaku Erion Veliaj në Yzberisht duke kryer sipas saj një krim tjetër mjedisor duke zhdukur vijon ajo krimin e shembjes së Teatrit me një të dytë.

Reagimi i plotë:

Veliaj zhduk krimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar me një krim tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Admistratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkaterruar mjedisin e zonës.

Pasi pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë , ndërkohe që ishte kompetencë e IMT, Tiranë. Tashmë inertet e Teatrit Kombetar hidhen në kodrat e Yzberishtit në mjedis të gjelbër me miratimin e shërbyesit të rradhës administratorit Irgent Myftaraj, i cili se ka problem fare që të shkatërroi mjedisin e zonës, për të bërë qokën e kryebetonierit Veliaj që do të zhduki sa me shpejt Teatrin.

Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit