Zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë Emmental me vlerë 80 mijë €, policia nis hetimet

Zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë Emmental…

Autoritetet gjermane kanë nisur një hetim pas zhdukjes së 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk arritën kurrë në destinacion gjatë një transporti nga Bavaria drejt Francës.

Sipas policisë, kompania përgjegjëse për transportin ia kishte deleguar dorëzimin një firme tjetër. Një kamion u paraqit sipas planit në fabrikën e djathit në Bayreuth, ku mori ngarkesën, por më pas humbi gjurmët dhe nuk mbërriti në adresën ku duhej të dorëzohej malli.

Vlera e ngarkesës së zhdukur vlerësohet në rreth 80 mijë euro. Hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbuluar se çfarë ndodhi me ngarkesën, ndërsa deri tani nuk janë bërë publike informacione shtesë për shoferin e kamionit apo kompaninë që realizoi transportin.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit