Zhduket pa gjurmë 36-vjeçari nga Elbasani

Zhduket pa gjurmë 36-vjeçari nga Elbasani

Zhduket pa gjurmë një 36-vjeçar nga Elbasani. Ai i ka humbur kontaktet me familjen prej 5 ditësh. 

Gentian Uruçin, u nis 5 ditë më parë nga Shqipëria, me destinacion Londrën.

Ai mësohet se ka mbërritur në Gjermani, fakt të cilin e dëshmon edhe bileta Frankfurt-Paris.

Aty ai ka zhvilluar bisedën e fundit me të motrën, me anë të mesazheve, mbrëmjen e kësaj të hëne, ku i pohoi se ndodhej në një stacionin e autobusit në Frankfurt të Gjermanisë, për në Paris, me destinacion final Montpellier, Londër.

Ai kishte marrë nënshtetësi bullgare dhe ishte me dokumentacion të rregullt.

Në Gjermani ku ka humbur, nuk na kanë dhënë informacion nga stacioni i Frankfurtit ku ai kishte prerë një biletë drejt Parisit. Shpresoj të jetë mirë’, tha e motra Teuta Shehu, në një lidhje telefonike.

Mëngjesin e 14 korrikut, e motra i ka dërguar mesazh, por ai nuk i ka kthyer përgjigje.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit