
Mediat greke kanë raportuat zhdukjen e një shqiptari në Selanik.
Shqiptari quhet Ilir Mera dhe rezulton i zhdukur prej mesditës së datës 1 nëntor në Selanik.
Sipas informacioneve, 51-vjeçari ishte në punë në zonën e Arethousa-s, shkak për largimin e tij nga puna është bërë plagosja e partneres së tij.
Shqiptari shkoi në statcionin e autobusit për të shkuar në shtëpi, por që në atë moment u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.
Rikujtomë se ky nuk është rasti i vetëm i raportuar për zhdukjen e një shtetasi shqiptar në Greqi.
