Një ngjarje shqetësuese është raportuar pak minuta më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një vajzë vetëm 3-vjeçe rezulton e humbur.
Nëna e saj i është drejtuar me urgjencë redaksisë së JOQ Albania, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e së miturës.
Sipas saj, vogëlushja, e quajtur Amin, është humbur pranë lodrave te Finesse Premium, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Familjarët janë duke e kërkuar me ankth, ndërsa nëna shprehet se ka njoftuar edhe Policinë.
“Ju lutem, postojeni. Ka kaluar pak kohë dhe nuk po e gjej dot. Jam në plazh dhe kam shumë frikë”, shkruan nëna e vogëlushes për JOQ Albania.
Të gjithë qytetarët që ndodhen në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe kanë parë një vajzë të vogël që mund të jetë e humbur, ose kanë informacion që mund të ndihmojë familjen, lutemi të kontaktojnë menjëherë nënën e saj në numrin: 069 224 2375.
Po ashtu, çdo informacion mund t’i komunikohet menjëherë edhe Policisë së Shtetit.
Shpërndajeni sa më shumë këtë njoftim, me shpresën që vogëlushja të gjendet sa më shpejt dhe shëndoshë e mirë.