Zhdukja e biznesmenit italian/ Miku i tij: Për çfarë arsyesh duhej të kryente vetëvrasje?

Zhdukja e biznesmenit italian/ Miku i tij:…

Zhdukja e italianit Davide Pecorellit në Shqipëri vijon të mbetet mister për mediat italiane. Sipas tyre pista e vetëvrasjes tashmë ka rënë pasi një miku i Pecorellit gjatë një interviste të dhënë është shprehur se ai nuk kishte asnjë arsye për të kryer një veprim të tillë.

“Le të mos bëjmë shaka , për çfarë arsyesh duhej të bënte një gjë të tillë?- ka thënë ai.

Miku i tij, identiteti i të cilit nuk është bërë publik ka zbuluar se me Pecorellin ishte gati të hapte një biznes në Umbria.

“Kemi shkëmbyer mesazhe disa herë gjatë muajit Dhjetor, ai ishte i qetë, shpërthyes si zakonisht, optimist për biznesin që do të zhvillonte në Shqipëri. Çfarë biznesi? Unë e di me siguri – vazhdon ai – se po kërkonte një kompani, për të filluar prodhimin e mallrave me markën ‘Hairdressers Milan’ që ai më pas mund t’i eksportonte në Itali. Për më tepër, unë konfirmoj se ai më kishte dërguar një mesazh në WhatsApp në të cilin ai pohoi se kishte hapur një biznes në një qendër tregtare në Vlorë, duke specifikuar se do të kthehej në Itali më 10 Janar’-ka zbuluar ai.

Zhdukja e Davide Pecorellit ende vijon të mbetet mister nga ana e autoriteteve italiane dhe ato shqiptare. Prokuroria e Pukës ende nuk ka në dorë të dhënat e celularit që u gjet në makinën e Pekorelit, ndërsa vetë hetuesit shqiptar, por dhe ata italianë tashmë janë të dyzuar mes një vdekje aksidentale, asaj të paramenduar me qëllime të caktuara, apo një tentative për humbje gjurmësh nga ana e biznesmenit për qëllime të caktuara, një prej të cilave dhe ajo për përfitimin të siguracionit të jetës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit