Zhdukja e Davide Pecorellit akoma s’është zbardhur, kërkohet verifikimi i të gjitha llogarive bankare

Zhdukja e Davide Pecorellit akoma s’është zbardhur,…

Zbardhet letër-porosia që autoritetet shqiptare kanë dërguar përtej Adriatikut për biznesmenin Davide Pecorelli, i zhdukur në Pukë që prej 6 janarit të këtij viti.

Report Tv ka zbardhur detaje nga shkresa zyrtare që u kanë drejtuar homologëve italianë, një ndër to është edhe verifikimi i të gjitha llogarive bankare dhe transaksioneve që mund të ketë bërë kohët e fundit ndaj ndonjë shtetasi shqiptar, gjë që do të hapte pista të reja hetimi. Po ashtu është kërkuar që të verifikohen të gjitha tabulatet telefonike të Pecorellit, për të zbuluar nëse ka komunikuar me ndonjë numër shqiptar dhe lidhur me çfarë.

Përveç hetimeve të parave në bankë, hetuesit shqiptarë kanë kërkuar të merren në pyetje edhe partnerët e Pecorellit në biznes, dhe të krahasohet ADN-ja e mbetjeve kockore me atë të vëllait të tij, Antonellos. Megjithatë është kërkuar që të konfirmohet shuma e saktë e të hollave që ai ka pasur me vete në mometin kur është nisur për në Shqipëri dhe me kë është shoqëruar në çastet e tij të fundit në Itali.

Megjithatë shumë prej kërkesave të bëra nga hetuesit shqiptarë janë kryer nga ato italiane, por nuk janë bërë me dije detaje për shkak të sekretit hetimor. Ish-gjyqtari i futbollit mbërriti në 3 janar në Shqipëri me qëllim zgjerimin e biznesit të tij.

Fillimisht ai shkoi në Vlorë, dhe më pas në Shkodër me destinacion përfundimtar Pukën, ku qëndroi për dy net, por nuk u kthyer më kurrë në hotel. Në Pukë iu gjet dhe makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pecorelli e kishte marë me qera në aeroport. Brenda mjetit janë gjetur disa eshtra të djegura, ndërsa telefoni dhe ora e biznesmenit ishin të padëmtuara. Mostra nga eshtrat janë dërguar në Itali, ndërsa hetimet vijojnë ende për të gjetur personat me të cilat Pecorelli kishte lidhje në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit