Zhdukja e Davide Pecorellit/ Italia ‘kritikon’ policinë shqiptare: Janë lënë shumë gjëra anash!

Zhdukja e Davide Pecorellit/ Italia ‘kritikon’ policinë…

Zhdukja misterioze e italianit Davide Pecorellit në Shqipëri vazhdon të jetë kryefjala e mediave italiane. Sot media ‘Umbria Domani‘ ka nisur shkrimin duke fajësuar vendin tonë se po vonon procedurat për gjetjen e Pecorellit. Sipas tyre dita ditës po dalin në dritë skenarë të rinj për vdekjen e 45-vjeçarit.

Ata bëjnë të ditur se Pecorelli kishte shkuar në Shqipëri në fillim të janarit për arsye pune, ndërsa vëmendja e hetuesve shqiptarë është përqendruar te makina e gjetur e djegur në veri të Shqipërisë, afër Pukës.

Sipas medias italiane, autoritetet në Shqipëri po presin rezultatet e ADN-së për kockat e gjetura brenda makinës tip ‘Skoda Fabia’ e cila u gjet e djegur. Ndërkohë ata theksojnë se zhdukja e italianit mbetet ende mister si dhe theksojnë se policia shqiptare ka lënë shuëm gjëra anash.

‘Eshtrat e gjetura brenda makinës u dërguan në laboratorin e mjekësisë ligjore në Tiranë për të gjetur një përgjigje nga ADN-ja. Prokuroria Publike e Perugia, pas ankesës së paraqitur nga anëtarët e familjes në Komisariatin e Città di Castello, hapi një dosje. Magjistratët Perugianë kanë ADN-në e vëllait, e cila do të krahasohet me analizën e ADN-së të eshtrave të kockave të analizuara nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Tiranës. Ka ende shumë pyetje që presin një përgjigje, ka shumë gjëra që policia shqiptare ka lënë anash. Si ndodhi që telefoni dhe ora e Davide u gjetën pa dëmtime të veçanta kur makina e djegur u shkatërrua plotësisht? Për hetuesit shqiptarë, zjarri do të kishte qenë aksidental por nuk shpjegon shkaqet e zjarrit. Tezat e hetuesve lokalë nuk janë aspak bindëse, ka shumë pyetje pa përgjigje dhe zhdukja e Davide Pecorelli është gjithnjë e më shumë një mister.- shkruan media italiane.

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 6 janar të këtij viti në një fshat të Pukës. Në makinën që kishte marrë me qera janë gjetur dy eshtra, ADN-ja e të cilave do të krahasohet me atë të familjarëve të tij. Partnerja e tij shqiptare pretendon se 45-vjeçari kishte ardhur për të zgjeruar biznesin në Shqipëri, dhe se nuk kishte konflikte me njeri. Deri më tani nuk ka një pistë konkrete ku edhe po hetohet lidhur me zhdukjen e tij./newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit