Zhdukja e Davide Pecorellit! Zbulohet se kockat në makinë janë njerëzore

Zhdukja e Davide Pecorellit! Zbulohet se kockat…

Një kthesë e parë e rëndësishme në hetimet për zhdukjen e Davide Pecorellit, vjen saktësisht një muaj pasi sipërmarrësi dhe ish-arbitri u zhduk. Sipas medias italiane ‘lanazione.it‘ hetimet e kryera në Tiranë kanë zbuluar se kockat e gjetura brenda makinës ‘Skoda’ janë kocka njerëzore.

Megjithatë, mbetet jo e qartë pasi në mjet është gjetur vetëm 5% e trupit, kështu që misteri është akoma i pranishëm. Brenda makinës, hetuesit gjetën gjithashtu disa objekte që i përkisnin 45-vjeçarit si telefoni celular dhe ora. Ajo që media italiane bën të ditur është se prokurori shqiptar, i cili ndoqi hetimin nga fillimi është i infektuar me Covid e duhet të respektojë karantinën deri ditën e hënë.

Kur ai të kthehet në zyrë do të nënshkruajë të gjithë dokumentacionin për të kryer lidhjen mes dy vendeve për hetimet e nisura. Ai do të jetë në gjendje të përcjellë gjithçka në zyrën e prokurorit italian, në mënyrë që të kenë rezultatet nga ecja e hetimeve.

Hetimet në telefon vazhdojnë të vijojnë paralelisht, me ekspertët italianë dhe shqiptarë të cilët po diskutojnë shkaqet e zjarrit në makinën e marrë me qira nga Pecorelli menjëherë pas mbërritjes së tij, më 3 janar, në aeroportin e Tiranës. Pista e vrasjes ende vijon të jetë një nga pikat kryesore ku hetuesit shqiptarë dhe italianë dyshojnë.

Italiani kishte mbëritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të paisjeve kozmetike, ku edhe pretendonte se do të arrinte një marrëveshje të madhe. Pas mbërritjes në ditët e para të janarit intenerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas në Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pecorelli e kishte marë me qera në aeroport. Brenda mjetit janë gjetur disa eshtra të djegura, ndërsa telefoni dhe ora e biznesmenit ishin të padëmtuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit