Zhdukja e Eraldo Muçit ngre dyshime për konflikt kriminal të pazbardhur, , del foto e tij

Zhdukja e Eraldo Muçit ngre dyshime për…

Prej 15 qershorit, Eraldo Muçi nga Memaliaj është zhdukur pa lënë gjurmë, duke ngritur dyshime për një ngjarje kriminale të mundshme.

Eraldo Muçi, 30 vjeç nga Memaliaj, rezulton i humbur prej më shumë se dy javësh. Ai ishte mik i ngushtë i Aleksandër Sadikajt, i njohur si “Sanço i Memaliajt”, i cili u vra me bombë me telekomandë në qershor të vitit 2022. Zhdukja e tij ka shkaktuar shqetësim të thellë në rrethin familjar dhe më gjerë.

Kontakti i fundit me familjen është regjistruar më 15 qershor. Prej asaj dite, Eraldo nuk ka qenë më i arritshëm në telefon dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë jete. Babai i tij, 73-vjeçari S. Muçi, ka denoncuar humbjen e djalit më 24 qershor, në stacionin vendor në Memaliajt.

Sipas informacioneve, Eraldo ka ndaluar fillimisht në fermën e kuajve që i përket familjes Sadikaj, dhe më pas është nisur në drejtim të Durrësit. Ai është parë për herë të fundit në autostradën Durrës-Tiranë, por që nga ai moment, nuk ekziston asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij.

Familjarët dyshojnë se zhdukja mund të jetë pasojë e ndonjë hakmarrjeje të lidhur me konflikte kriminale. Dyshohet për një përplasje mes grupeve rivale të përfshira në trafikun e drogës në Greqi, që kohët e fundit ka sjellë një valë atentatesh dhe viktimash.

Megjithëse janë ngritur dyshime për motive kriminale, burime pranë hetimit nuk përjashtojnë as pista të tjera që mund të kenë çuar në zhdukjen e 30-vjeçarit. Ndërkohë, familja vazhdon të kërkojë ndihmë për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit