Zhdukja e Ervis Martinaj/ Artan Hoxha tregon kush ka gisht: Vlora hyn në lojë

Zhdukja e Ervis Martinaj/ Artan Hoxha tregon…

Zhdukja e Ervis Martinaj ka qenë kryefjala në të gjitha mediat e vendit tonë.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në një emision televiziv ka folur sërish rreth zhdukjes së “mbretit” të lojrave të fatit.

Ai është shprehur se që prej muajit grusht nuk ka më asnjë gjurmë prej tij dhe se të gjithë të afërmit i kanë humbur kontaktet me të.

Hoxha shpesh herë ka lënë të nënkuptohet që në zhdukje e Vis Martinajt kanë gisht grupet kriminale nga Vlora dhe Shkodra, të cilët zakonisht nuk dalin nga zonat e tyre, pasi i “ha këneta e Durrësit”, siç i quajti ai grupet kriminale të Shqipërisë së Mesme.

“Si do që të dridhem, ngado që ta kap seç më hyn Vlora prap në lojë, nuk di ça ti bëj. Vlonjatët dhe shkodranët kanë një gjë të mirë. Vlonjatët nuk e kalojnë Vjosën, ndërsa shkodranët nuk e kalojnë Bunën, janë atje brenda për brenda. Të dyja palët kanë një të keqe, kur dalin i ha këneta e Durrësit. Kështu, që më mirë mbajnë atë distancën, atje tëk habitati i vet. Por, tek këto ngjarjet e fundit, për dreq vlonjatet janë brenda. Kriporja është në Vlorë, çdo ngjarje do njëçik kripë se me sheqer ajo të ballajdis” u shpreh Artan Hoxh

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit