Zhdukja e Ervis Martinajt/ Pse polici që e shoqëronte nuk pranon të flasë?

Zhdukja e Ervis Martinajt/ Pse polici që…

Jeton Lami u arrestua tre muaj më parë me akuzën e bashkëpunimit me të kërkuarin Ervis Martinaj. Ai ende nuk ka pranuar të flasë për hetuesit e çështjes.

Mësohet se ka dhënë arsye kontradiktore para prokurorëve, duke shtyrë dëshminë e tij. Edhe në momentin kur Lami doli para gjykatës së Laçit për t’u njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg”, ai nuk pranoi të flasë.

Ai i arrestua me 24 gusht, pasi në dy momente doli nga kamerat filmike, teksa shoqëronte Ervis Martinajn. Në 24 nëntor, mbushet afati 3 mujor i arrestimit të Jeton Lamit, dhe pritet që hetimet ndaj tij të mbyllen duke përcjellë dosjen në gjykatë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit