Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA kontrolle në Shijak

Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA kontrolle në…

RENEA ka kryer kontrolle gjatë mbrëmjes së djeshme në Shijak, në banesën “Avdylajve”.

Kontrollet janë bërë pasi qarkulluan zëra se biznesmeni Evris Martinaj ka hyrë për herë të fundit në atë banesë.

Pamjet e fundit të Martinajn kanë qenë ato të daljes së tij nga hoteli në Durrës, ku ishte i shoqëruar nga një modele.

Janë publikuar disa foto të Martinajt, që mund të jenë realizuar kohë më larë, si ajo tek klubi i njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë apo foto nga plazhi.

Nuk dihet ende nëse Martinaj është marrë peng dhe është vrarë ose ka inskenuar zhdukjen. Kryeministri Edi Rama është shprehur se një nga detyrat kryesore të drejtorit të policisë është të zbulojë çfarë ka ndodhur me ‘mbretin e lojërave të fatit’.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ramën se ai ka informacione ku ndodhet Martinaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit