Zhdukja e mistershme e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Dikush fshiu të dhënat e saj elektronike

Zhdukja e mistershme e 19-vjeçares shqiptare në…

Zhdukja e mistershme e 19-vjeçares shqiptare në Greqi ka bërë që familjarët të humbasin shpresat në gjetjen e saj. Gjurmët e saj nuk dihen ende, ndërsa hetimet janë përqendruar tek gjurmët e saj elektronike. Ditën e sotme janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku sipas një eksperti të Krimit Kibernetik, dikush fshiu të gjitha gjurmët elektronike nga llogaria e 19-vjeçares shqiptare dhe si pasojë kjo vështirëson akoma më tepër kërkimet për gjetjen e 19-vjeçares.

Vassilis Georgopoulos, eksperti i Krimit Kibernetik tha se:

Familja më dha një tabletë të përdorur nga Artemis, në mënyrë që të gjeja gjurmët e saj më të fundit elektronike. Vajza e kishte lidhur celularin me gmail-in e saj. Në hetimin tim, unë zbulova se dikush fshiu të gjitha gjurmët elektronike nga llogaria e saj, duke fshirë të dhëna nga telefoni i saj celular që ishin gjithashtu të dobishme për kërkimin.

Nuk dihet ende nëse e reja i ka fshirë vetë, apo dikush tjetër ka “ndërhyrë”, por gjëja më e rëndësishme është fakti se sipas ekspertit procedimet duhet të fillojnë menjëherë nga autoriteti kompetent i policisë, sepse kanë kaluar pesë muaj që nga zhdukja e 19-vjeçares dhe këto të dhëna fshihen kur bëhen gjashtë muaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit