Zhdukja e pacientes zero dhe fshirja e biografisë së saj online, Shërbimet Sekrete: Kina, jo fajtorja e vetme e pandemisë

Zhdukja e pacientes zero dhe fshirja e…

Prej ditësh në media po qarkullojnë informacione të shërbimeve sekrete për mënyrën e përhapjes së virusit Corona. Sa është Kina fajtore për këtë virus?

Në një raport të aleancës së shërbimeve sekrete të pesë vendeve të mëdha anglishtfolëse (SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, të quhtur si „Five Eyes“, flitet për një lakuriq, që është kontrolluar në një laborator në Wuhan. Raporti ka rënë në duart e gazetës ditore australiane “The Daily Telegraph”. Prej publikimit të këtij raporti janë shtuar dukshëm lajmet për mundësinë e “bërjes së virusit Corona nga njerëzit në laboratorin e Wuhanit”. Përveç kësaj, bota ka humbur kohë të vlefshme në luftën kundër virusit Corona, për shkak se mendohet që Kina ka fshehur informacione të rëndësishme. Fajësime të këtilla ka ngritur Presidenti amerikan Donald Trump, por edhe shtypi bulevardesk gjerman. Pra një skandal gjigand?

Tone të reja nga SHBA

Më e rëndësishmja është që virusi Corona nuk është prodhuar nga njeriu dhe nuk është përhapur qëllimisht dhe me plan. Për pohimet të tilla nuk ka kurfarë dëshmie në rapotin e shërbimeve sekrete. Drejtori i Shërbimeve Sekrete të SHBA-së, i cili ka nën vete 17 shërbime të ndryshme, ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku thuhet se as shërbimet sekrete nuk kanë të dhëna të cilat dëshmojnë se Covid-19 është prodhuar nga njerëzit apo modifikimet gjenetike.

Por shërbimet sekrete po vazhdojnë me hulumtimet nëse virusi ka kaluar nga kafshët tek njeriu apo është paraqitur pas një incidenti në laboratorin në Wuhan.

Ambasadori Richard Grenell u shpreh së fundi me këto tone dhe nuk donte të komentonte pohimet sensasionaliste.

Nuk është projekt sekret

Vetëm disa ditë pas publikimit të kësaj kumtese zyrtare është publikuar edhe një raport në “Saturday Telegraph”. As në këtë raport, i cili u referohet burimeve sekrete australiane të shërbimit ASIS, nuk ka të dhëna se virusi Corona është bërë nga njeriu.

Aspekti më interesant deri tani janë informacionet për hulumtimet në zbardhjen e të dhënave për virusin Corona. Kjo sepse prej 15 vitesh, siç shkruan “Saturday Telegraph”, një ekip i virologëve kinez, i drejtuar nga Dr. Shi Zhengli, drejtor i Qendrës për Sëmundje Infektive në Institutin për Virologji në Wuhan, është duke studiuar virusin Corona tek lakuriqët. Virusë të tillë ka rreth 5.000 lloje, e Dr. Shi ka studiuar të paktën 50 prej tyre. Por ky nuk ka qenë në asnjë mënyrë ndonjë projekt sekret kinez. Ekipi ka bashkëpunuar për shembull edhe me “Commonwealth Scientific and Industrial Research Organisation CSIRO” në Australi. Dr Shi vet ka kaluar shumë vite si bashkëpunëtor i Peng Zhou në këtë institut. Një partner tjetër është edhe Universiteti North Carolina, në SHBA.

Qëllimi i studimeve ka qenë që të izolohen virusët e lakuriqëve dhe të hulumtohet mundësia e kalimit të tyre tek njeriu. Në nëntor të vitit 2015, Dr. Shi ka konstatuar në një studim në Universitetin North Carolina se virusët e ngjashëm me SARS, mund të kalojnë nga lakuriqët tek njeriu dhe se deri tani nuk ka ndonjë terapi kundër tyre. Me 2019 është botuar një studim tjetër ku thuhet se është shumë e mundur që virusët SARS apo MERS të kalojnë nga lakuriqët tek njeriu dhe se kjo do të mund të ndodhte në Kinë. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit