Zhdukja e Vis Martinajt, Artan Hoxha: 6 grupe që janë sindikata e re e krimit dyshohet se e kanë eleminuar

Zhdukja e Vis Martinajt, Artan Hoxha: 6…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar mbi zhdukjen e mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Ai tha se ende nuk ka një përgjigje të saktë se çfarë ka ndodhur me Martinajn.

Më tej, ai shton se beson se misteri i zhdukjes së tij, nuk ka gjasa të jetë një sajesë për t’u zhdukur në mënyrë që ai të jetojë i fshehtë. Më tej, gazetari shton se ai është eleminuar nga kundërshtarët e tij.

Sipas Hoxhës, janë të paktën 6 grupe kryesore që i kam quajtur sindikata e re e krimit në Shqipëri.

“Ervis Martinaj i ka ndërprerë kontaktet me njerëzit e vet. Kontaktone çdo dy orë, në datën 9 gusht e deri sot që jemi në datën 18 nëntor. Kryeministri s’ka folur më, policia s’ka folur më, thanë që e kemi një përgjigje por na duhet konfirmuar.

Dhe nga ky moment e mbrapa, pista kryesore është që Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe dyshohet që është rrëmbyer, kjo po hetohet, është tjetër gjë çfarë di unë. Dyshimi kryesor është që ai të jetë eleminuar nga kundërshtarët e tij, janë të paktën 6 grupe kryesore që unë i kam quajtur sindikata e re e krimit në Shqipëri.

Minimalisht deri sot duhet të kishim një përgjigje, Martinaj ka lënë pas bashkëshorten dhe tre vajzat, duhet të ketë një përgjigje për ta. Është e rëndësishme të gjendet, nëse do të gjendet kufoma. Rrethanat e deritanishme kanë anuar që kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale, nuk kemi të bëjmë me një sajesë”, tha ndër të tjera gazetari Hoxha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit