“Zhdukja e Vis Martinajt”/ Reagon Deta Kokomani: Prokurorët kanë shtuar fjalë

“Zhdukja e Vis Martinajt”/ Reagon Deta Kokomani:…

Pas dëshmisë së dalë nga prokuroria, ku Deta Kokomani tregon njohjen me Ervis Martinaj ish missi ka reaguar.

Deta Kokomani ka kontaktuar me redaksinë e JOQ dhe është shprehur se deklaratat e saj po keqpërdoren.  Ajo thotë se prokuroria ka shtuar detaje dhe emra që nuk i ka përmendur fare teksa shtoi se lidhja e saj me Ervis Martinain po përdoret për të mbuluar detaje të tjera.

Sipas saj, Martinaj ka qenë në shoqërinë e një gruaje tjeter para se te zhdukej, por kjo nuk po thuhet, pasi nuk duhet që t’i dalë identiteti.

Treçereku fjalve te kjo “deshmia” sjan thën nga unë po nga prokuroret zhulsa të Ramës. ” – është shprehur  Deta.

Ish-missi shqiptar, Deta Kokomani  ka qenë në një lidhje me Ervis Martinajn, i zhdukur që prej vitit të kaluar.

Për herë të fundit Ervis Martinaj, biznesmeni është parë mbrëmjen e 7 Gushtit në një hotel në plazhin e Durrësit dhe në 8 gusht 2022 në Tiranë në ambientet e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.

Martinaj ka qëndruar në Hotel Adriatik, i shoqëruar nga një vajzë me të cilën kishte lidhje intime. Ata kanë hyrë në ambientet e hoteli.

Burime nga Prapaskena kanë bërë me dije se vajza është Deta Kokomani “Miss Univers Albania 2022”, e cila ka shoqëruar Martinajn para se të zhdukej.

Deta Kokomani është marrë në pyetje, dhe ka treguar para hetuesve se ka qëndruar vetëm një natë nën shoqërinë e Martinaj, në një hotel në Durrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit