“Zhduku provat që të shpëtojë nga burgu”/ Gazment Bardhi sfidon Manastirliun

“Zhduku provat që të shpëtojë nga burgu”/…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigur ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila në një reagim të saj më herët, duke mohuar akuzat e PD-së, tha se nuk ka patur asnjë zjarr në MSH.

Sipas Bardhit, Manstirliu po gënjen dhe se PD ka fakte për këtë skandal që do i bëjë publike nesër.

“Fronti i vjedhjes me tendera sekret vazhdon avazin e gënjeshtrës! Asgjë e re nga bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje dhe në fshehjen e vjedhjes së parave të shqiptarëve me tendera sekret në kohë pandemie.

Ogerta Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër.

Fakti që Ministrja gënjen për zjarrin duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjedhjen, por edhe manipulimin e dokumentave përmes djegies. Ajo gabon rëndë që mendon se duke i zhdukur provat do të shpëtojë nga burgu.

Ogerta Manastirliu boll nxorre tym nga koka dhe gënjeshtra nga goja. E kuptojmë që ky skandal të djeg shumë. Ky është zjarr që të çon në burg dhe nuk e shuan dot me ujë!”/cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit