"Zhdukuni, ikni", protestuesit përplasen me ekipin e Top News

“Zhdukuni, ikni”, protestuesit përplasen me ekipin e…

Një moment tensioni është regjistruar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së 33-të qytetare para Kryeministrisë, ku një grup protestuesish u përplas verbalisht me ekipin e televizionit Top News.

Qytetarët dëgjohen teksa i drejtohen gazetares dhe operatorit me thirrje si: “Zhdukuni!” dhe “Ikni!”, duke kundërshtuar praninë e tyre në protestë. Situata u tensionua për disa çaste, ndërsa raportimi u shoqërua me fyerje dhe shtyrje.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur protesta ka hyrë në ditën e saj të 33-të, me mijëra qytetarë që vijojnë të dalin çdo mbrëmje në rrugët e Tiranës për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot se dorëheqja e tij nuk është një opsion, pavarësisht kërkesave të protestuesve që prej më shumë se një muaji kërkojnë largimin e tij nga detyra.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit