Zhurmë dhe çekiçë në vend të detit: Pushuesit të revoltuar nga punimet në Shëngjin në mes të sezonit

Zhurmë dhe çekiçë në vend të detit:…

Sezoni turistik në bregdetin e Shëngjinit duket se po shoqërohet jo vetëm nga deti dhe dielli, por edhe nga zhurma e pandërprerë e punimeve ndërtimore.

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë situatën e papranueshme me të cilën është përballur gjatë këtyre ditëve pranë zonës së Hotel “Vilson”.

Sipas raportimit, pushuesit, të cilët kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit për të kaluar një ditë qetësie në plazh, janë përballur me zhurmat e vazhdueshme dhe intensive të mjeteve dhe punonjësve të ndërtimit.

Përshëndetje! A u janë ndaluar këto ndërtimet e vrazhda në kohë sezoni turistik apo jo? Prej mëngjesit kemi ardhur në këtë plazh te Hotel ‘Vilson’ në Shëngjin. Asnjë moment qetësie, bam, bam, bam prej mjeshtërve. Absolutisht e papranueshme kjo që po ndodh,” shprehet qytetari i revoltuar.

Ndonëse në shumicën e bashkësive bregdetare ekzistojnë urdhëresa dhe vendime zyrtare që ndalojnë punimet ndërtimore gjatë muajve të verës për të mbrojtur qetësinë e pushuesve dhe mbarëvajtjen e turizmit, raste të tilla vijojnë të përsëriten.

Pushuesit bëjnë thirrje urgjente drejt autoriteteve vendore dhe strukturave të Policisë Bashkiake në Lezhë që të ndërhyjnë në terren, për të garantuar zbatimin e rregullave dhe për t’i dhënë fund këtij fenomeni që dëmton rëndë imazhin e turizmit në Shëngjin.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit