Zhvillime të tensionuara në PD| Përplasje në holl

Zhvillime të tensionuara në PD| Përplasje në…

Selia e Partisë Demokratike është përfshirë nga tensione të papritura. Ish-lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe mbështetësit e tij hynë në qeli për të zhvilluar një mbledhje.

Në hollin e parties u shënua edhe një incident.

“Unë nuk po bëj asnjë skandal, as po gjuaj dhe as po shaj. Jam në punën time”, thotë një përfaqësuese e cila me shumë gjasa është mbështetëse e kryedemokratit Lulzim Basha.

Akoma nuk dihen arsyet e kësaj përplasjeje, mirëpo sipas mbështetëses së Bashës, ajo është tërhequr zvarrë nga simpatizantët e Berishës. Sakaq, në holl ka pasur thirre dhe përplasje mes mbështetasve të dy palëve.

Përmendim që kjo forcë politike, po zhvillon paralelisht dy mbledhje.

Në njërën anë ndodhet ish-lideri Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit ndërsa në anën tjetër ndodhet Lulzim Basha dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit