Zhytësi zbulon anijen antike të mbytur në fund të detit Egje

Zhytësi zbulon anijen antike të mbytur në…

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në ujërat e Androsit në Greqi, pasi një zhytës njoftoi autoritetet për praninë e një anijeje të panjohur të mbytur. Pas sinjalizimit, Eforati i Antikiteteve Nënujore i Ministrisë së Kulturës kreu një hetim të menjëhershëm, duke zbuluar një thesar të fshehur prej shekujsh në fund të Detit Egje.

Gjatë kërkimeve, në një thellësi prej 39 deri në 44 metrash u identifikua ngarkesa e një anijeje të lashtë, e përbërë nga rreth 600 deri në 650 amfora tregtare. Arkeologët gjetën të paktën tre lloje amforash, të datuara në fund të shekullit V dhe fillim të shekullit IV para Krishtit, si dhe një pjesë të një spirance prej plumbi dhe gurë që besohet se përdoreshin si balast i anijes.

Sipas ekspertëve, ky zbulim pritet të pasurojë ndjeshëm njohuritë mbi tregtinë dhe lundrimin në periudhën e vonë klasike. Studimet e mëtejshme do të ndihmojnë në përcaktimin e origjinës së anijes, ngarkesës së saj dhe rrugëve tregtare që përshkonin Detin Egje në antikitet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit