Zhytja në botën virtuale/ Burrat shqiptarë e përdorin internetin më shumë se gratë

Zhytja në botën virtuale/ Burrat shqiptarë e…

Për shqiptarët internet do të thotë: lajme online, facebook, instagram dhe tiktok. Përdorimi i teknologjisë në Shqipëri nuk është ende në kushtet e duhurua për kërkime, informimit, punësimit, zhvillimit teknologjik etj. Më së shumti shqiptarët e përdorin internetin për të lexuar lajme online, për rrjete sociale dhe kërkimi të informacionit për shëndetin.

Në vitin 2021, rreth 78% e grave nga mosha 16 deri në 74 vjeç e kishin përdorur internetin të paktën një herë në javë gjatë tre muajve të fundit përpara se të kryhej sondazhi, përkundrejt 86.7% që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë për gratë në Bashkimin Europian.

Ndërkohë më të dhënë pas internetit janë burrat shqiptarë. Rreth 80% e burrave, nga mosha 16 deri në 74 vjeç, e kishin përdorur internetin të paktën një herë në javë gjatë tre muajve të fundit përpara se të kryhej sondazhi, përkundrejt 87.7% që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë për burrat në Bashkimin Europian.

Pas rrjeteve sociale po ashtu më të interesuar janë burrat. Rreth 79.16% e tyre e kanë përdorur internetit për të hyrë në rrjete sociale, që nënkupton krijim profili, ose postime ne facebook, e të tjera, përkundrejt 73.9% të femrave. Rrjetet sociale në Shqipëri i përdor më shumë grupmosha nga 15-29 vjeç, me mbi 94%, ku rekordin e mbajnë 20-24 vjeçarët me 98.2%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit