Zi në Francë, ndërron jetë në moshën 24-vjeçare ish-futbollisti i PSG-së

Zi në Francë, ndërron jetë në moshën…

Një lajm shumë i trishtë nga Franca: Ish-talenti i Akademisë së PSG-së, Jordan Diakese, është ndarë nga jeta në moshën 24 vjeçare. Lajmin për vdekjen e futbollistit francez e konfirmoi klubi i tij aktual, FC Furiani.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë për vdekjen e futbollistit tonë, Jordan Diakese. Një futbollist i shkëlqyer, një njeri që gjithmonë buzëqeshte dhe ndihmonte shokët e skuadrës. Klubi ynë është në zi. Ngushëllime familjes dhe miqve”, shkruhej në njoftimin e klubit Furiani.

Diakese ka luajtur për Francë U20 dhe U21, por tek Akademia e PSG-së, ishte i pafat, pasi nuk i dhanë asnjëherë mundësinë të debutonte me ekipin e parë të kampionëve të Francës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit