Zidane në karantinë, ndërsa Benzema në Gjykatë, sulmuesi francez mund të dënohet me 5 vjet burg, ja arsyeja

Zidane në karantinë, ndërsa Benzema në Gjykatë,…
Featured image of article: Zidane në karantinë, ndërsa Benzema në Gjykatë, sulmuesi francez mund të dënohet me 5 vjet burg, ja arsyeja

Telashet nuk kanë të përfunduar për Karim Benzema. Sulmuesi i Real Madrid do të detyrohet të shkojë në gjyq për çështjen Valbuena, pasi dyshohet se ka nxitur ish shokun e tij në Kombëtaren Franceze, të paguajë një bandë që e shantazhonte me publikimin e disa videove.

Avokatët e Benzema reaguan menjëherë pas lajmit se sulmuesi do të shkojë për gjykim, duke thënë se bëhet fjalë për një vendim absurd dhe të paparashikueshëm, pasi janë shtrembëruar faktet për çështjen në fjalë. Nëse dënohet, sulmuesi i Real Madrid mund të përballet me 5 vjet burg.

33-vjeçari nuk ka luajtur me përfaqësuesen që nga viti 2015-të për shkak të këtij skandali. Në krahun tjetër Zidane pret përgjigjen e tamponit për shkak se trajneri francez ka qënë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar në shtëpinë e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit