Zihen me fqinjët për shkak të fëmijëve, përfundojnë në spital dy vëllezër në Korçë

Zihen me fqinjët për shkak të fëmijëve,…

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen numër 8 të Korçës, në zonën e Radaneci, ku dy vëllezër janë përleshur me dy fqinjët e tyre. Sherri ka nisur për shkak të një debati të vogël për fëmijët që luanin në lagje, por shpejt ka degraduar në dhunë fizike mes të rriturve. Pas përleshjes, dy vëllezërit kanë mbetur të plagosur lehtë në kokë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës. Mjekët po i mbajnë nën vëzhgim, por ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit. Hetuesit janë duke mbledhur dëshmi dhe po verifikojnë nëse gjatë konfliktit janë përdorur sende të forta nga fqinjët. Autoritetet po hetojnë të gjitha versionet e ngjarjes për të zbardhur motivet e plota të përleshjes. Ndërkohë, pritet të merren masa përkatëse pas përfundimit të verifikimeve në terren.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit