Një zjarr ka rënë në zonën e Rrasës së Ulët, në Lezhë, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Sipas raportimeve të ardhura nga vendngjarja, flakët vijojnë të përhapen, ndërsa deri në këto momente raportohet se nuk ka pasur ende ndërhyrje për shuarjen e zjarrit.
Banorët shprehen të alarmuar nga situata dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të forcave zjarrfikëse, përpara se flakët të marrin përmasa edhe më të mëdha dhe të rrezikojnë zona të tjera.
Ndërkohë që në disa zona të vendit zjarret vijojnë të shkaktojnë dëme të mëdha, një tjetër vatër aktive në Rrasë të Ulët kërkon reagim urgjent.
Banorët apelojnë që ndërhyrja të bëhet sa më shpejt, pasi çdo minutë vonesë mund të favorizojë përhapjen e mëtejshme të flakëve.