Një vatër zjarri ka përfshirë këtë të martë zonën e Novoselës, ku flakët kanë djegur një sipërfaqe me shkurre, barishte dhe ullinj.
Sipas informacioneve nga terreni, zjarri është përhapur pranë banesave, duke rritur rrezikun për zonën e banuar.
Në vendngjarje janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, ndërsa forcat e shërbimit po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve, me synimin për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.