Zjarr i madh në Qishbardhë të Vlorës

Zjarr i madh në Qishbardhë të Vlorës

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e së dielës një zonë kodrinore në fshatin Qishbardhë të Vlorës. Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë që përfshiu zonën gjatë natës.

Terreni i thyer dhe errësira e bënë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse gjatë orëve të natës. Megjithatë, mëngjesin e sotëm shërbimet zjarrfikëse arritën të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një zjarr të shkaktuar qëllimisht apo aksidentalisht. Pritet që autoritetet të vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e zjarrit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit