Zjarr i madh në Vlorë, flakët kërcënojnë banesat

Zjarr i madh në Vlorë, flakët kërcënojnë…

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Babicë së  Madhe në Vlorë, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e thatë, ndërsa rreziku është afruar edhe pranë banesave.

Banorët janë detyruar të dalin vetë në terren dhe të ndërhyjnë me mjete rrethanore e shkopinj, në përpjekje për të ndalur përhapjen e flakëve.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Shkaqet e rënies së flakëve ende nuk dihen.

Situata mbetet shqetësuese, ndërsa çdo përhapje e mëtejshme e flakëve mund të rrezikojë banesat dhe zonën përreth.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit