Zjarr mbi Vajkal të Bulqizës, rrezik për banorët! Ku është shteti?

Zjarr mbi Vajkal të Bulqizës, rrezik për…

Një qytetar ka raportuar për JOQ Albania se zjarri që ka përfshirë zonën e Qafës së Helmes në territorin e fshatit Koçaj të Njësisë Administrative Fushë-Bulqizë, është përhapur në drejtim të fshatit Vajkal që ndodhet pranë qytetit të Ri të Bulqizës teksa rrezikon shtëpitë. Situata po shkakton shqetësim te banorët, ndërsa flakët vijojnë të përhapen në zonë.

“Zjarri që përfshiu Qafën e Helmes tani po del në Bulqizë. Ku është shteti?”, shkruan qytetari në denoncimin e tij. ‘Vatër zjarri aktive në Vajkal, shumë pranë banesave”, shkruan një qytetare tjetër duke ngritur shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes dhe menaxhimin e situatës.

Përhapja e flakëve ngre pikëpyetje mbi ndërhyrjen e autoriteteve dhe gatishmërinë për të përballuar situata të tilla. Banorët kritikojnë institucionet për vonesën në reagim, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit