Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në ambientet e jashtme të silosit të një fabrike druri në Elbasan, duke shkaktuar momente paniku. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse me dy mjete të specializuara dhe automjetin me shkallë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, vatra e zjarrit u izolua dhe flakët u vunë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër, duke parandaluar përhapjen e tyre në pjesët e tjera të fabrikës dhe shmangur dëme më të mëdha materiale.
Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të incidentit.