Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Kutalli të Beratit. Si pasojë, është djegur një sipërfaqe e madhe me ullinj. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Dimalit, Beratit dhe Kuçovës. Në ndihmë të tyre janë vënë edhe banorët e zonës.
Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Ende nuk dihen shkaqet e tij, ndërsa dëmi është i madh. Janë djegur dhjetëra pemë ulliri. Mësohet se zjarri është vënë nën kontroll, por në zonat e sipërme kodrinore ai vazhdon ende të jetë aktiv.