Zjarr në Fushë-Milot, era ndihmon përhapjen e flakëve

Zjarr në Fushë-Milot, era ndihmon përhapjen e…

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në zonën e Fushë Milotit, duke përfshirë një sipërfaqe fushore. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta.

Banorët kanë njoftuar menjëherë autoritetet, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit